Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
“Refuzojmë takimin me Nikollën”, studentët nuk tërhiqen nga kërkesat për uljen e tarifave
Me protestën e sotme para Ministrisë së Arsimit, studentët arritën të anulojnë VKM-në që tarifonte kreditet për lëndët mbetëse, por mesa duket nuk përfundon me kaq.
I ftuar në “Mbrëmje Ide” nga Mirela Milori, Edison Lika, i cili është një ndër studentët që është ngritur të protestojë u shpreh se sërish nesër do të bojkotohet mësimi në mënyrë që të plotësohen edhe kushtet e tjera të kërkuar. Më kryesori ai i përgjysmimit të tarifës.
“Ata u frikësuan kur ne sot ishim më të fortë. Ne nuk kërkojmë negociata. Në orën 8 do mblidhen para secilit universitet dhe pastaj do nisemi prapë drejt Ministrisë, se çdo të ndodhë më vonë nuk e di”, u shpreh ai.
Ai theksoi se nuk do ketë asnjë negociatë me ministrinë pasi kushtet janë të shënuara në letër.
“Negociata është në fletë, përgjysmim tarifash. Pikë. Çdo grupim i vogël është i kompromentueshëm. E kupton se nuk kemi ç’të diskutojmë. Për çfarë do dikutojmë? Ne kemi 4-5 vite që protestojmë dhe ata e bënin një vesh shurdh. Sot do e bëjmë ne një vesh shurdh derisa të plotësohen kushtet tona”, tha ai.
I riu u shpreh në studio se ka parë jo vetëm studentë në protestë, por edhe qytetarë. Përsa i përket implikimit të politikës në këtë protestë ai u shpreh i sigurtë se do qëndrojnë larg saj.
“Ajo është normale që politika do të afrohet që të fitojë kapital politik me këtë kauzë, por studentët njëzëri, ndoshta hera e parë thirrja më e fortë ka qenë larg partitë nga universiteti, kjo do jetë ajo që do e bëjë të jetë protesta më e fortë edhe nesër. Me ç’kam parë unë jam i sigurtë që do arrijnë t’i mbajnë duart larg protestës”, u shpreh Lika.