Flash News

KRYESORE

Refuzon ftesën e Trump/ E fejuara e gazetarit të vrarë: Nuk u tregua i sinqertë mbi hetimin

Refuzon ftesën e Trump/ E fejuara e gazetarit të vrarë: Nuk u

E fejuara e gazetarit saudit Jamal Kashoggi ka refuzuar ftesën e Donald Trump për një vizitë në Shtëpinë e Bardhë. Ajo akuzoi presidentin e SHBA-së se nuk është treguar i sinqertë mbi hetimin e krimit.

Hatice Cengiz tha se gjëja e parë që mendoi kur i mbërriti ftesa e Trumpit ishte që bëhet fjalë thjesht për një përpjekje për të influencuar opinionin publik amerikan.

Gjatë intervistës, Cengiz rikujtoi ditën e zhdukjes së të fejuarit dhe tha se nuk do ta kishte lënë kurrë të hynte në konsullatë nëse do të kishte pasur edhe dyshimin më të vogël mbi komplotin e thurur ndaj tij.

“Unë kërkoj që të gjithë personat përgjegjës për këtë barbari, të dalin përpara drejtësisë e të ndëshkohen”, u shpreh ajo.

 

Të fundit