Flash News

KRYESORE

Refuzon mandatin e deputetit, Manjani: Kam planifikuar pushime

Refuzon mandatin e deputetit, Manjani: Kam planifikuar pushime

Në renditjen që LSI ka dorëzuar në KQZ për vitin 2013, ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani renditet pas Luan Ramës, por duket se do të preferojë që mandatin për dy muaj t’ia lërë Ardit Çelës.

I ftuar në studion e Ora News Manajni është shprehur se edhe nëse do të ftohet nga KQZ për të marrë mandatin do ta refuzoj.

Manjani: Është formalitet i tepruar tashmë, nuk ka asnjë kuptim. Ky parlament ka marrë vulën e fundit të tij praktikisht, teorikisht qëndron në detyrë, por ky është një muaj pushimesh dhe unë kam planifikuar pushime. I qëndroj besnik fjalës që kam thënë se nuk është e thënë të jesh deputet për të bërë politikë, nuk më ka penguar asnjëherë mosqënia deputet për të bërë politikë. Kam bërë poltiikë dhe bisedoj me këdo fare lirisht pa qenë e nevojshme të jem deputet.

Ilir Meta do të betohet në datën 24 korrik në Parlament, kur dhe do të nisë detyrën e Presidentit të Republikës. 

Të fundit