Flash News

KRYESORE

Refuzon të heqë taksën, ambasada amerikane amniston Ramush Haradinajn

Refuzon të heqë taksën, ambasada amerikane amniston Ramush

Ambasada amerikane ka pajisur me vizë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe pse ai refuzon të tërhiqet nga pezullimi i tarifës për produktet serbe. Haradinaj është ftuar nga “Komuniteti Katolik Shqiptar, Shën Pali, në Detroit, për të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, ndërsa do të ketë takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar katolik në Amerikë dhe autoritete të Detroitit.

"Sapo kam arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Detroit, ku do të marrë pjesë në shënimin e 108-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë, me ç’rast do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Amerikë, autoritete të Detroit-it dhe zyrtarë tjerë të ShBA-së”, shkruan ai në ‘Facebook’.

Në muajin janar, kryeministri Haradinaj nuk kishte marrë vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në lutjet e mëngjesit, gjë që ishte interpretuar si trysni ndaj tij për të pezulluar tarifat ndaj mallrave serbe të vendosura në nëntor të vitit të kaluar.

Të fundit