Flash News

KRYESORE

Refuzon të mbaj 1 minutë heshtje për sulmin në Las Vegas, debate të nxehat në “Dance With Me”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Las Vegas-in mbrëmjen e të dielës ku një person i armatosur hapi zjarr me armë në një festival muzikor duke lënë dhjetra të vrarë e qindra të plagosur. Pikërisht për viktimat e kësaj ngjarje të rëndë, Robert Aliaj sonte në "Dance with me" kërkoi të mbahet 1 minutë heshtje.

Mirëpo konkurrentit Trim Jetullahu i cili sapo kishte mbaruar kërcimin nuk iu duk e përshtatshme kjo gjë dhe i tha se nuk mund të ndalojë i gjithë spektakli e të mbajnë 1 minutë heshtje, duke shtuar se Roberti mund të dalë jashtë.

Kjo e nxehu edhe më shumë situatën ndërsa Alketa tha se nuk ishte e informuar për këtë ngjarje duke thënë se jeta vazhdon e duke e mbyllur në këtë mënyrë debatin mes Trimit dhe Robertit.

 

Të fundit