Flash News

KRYESORE

Refuzon t’i japi lekët e biletës kolegut, sherr mes faturinove në Tiranë

Refuzon t’i japi lekët e biletës kolegut, sherr mes faturinove

Gjykata e Tiranës shpalli fajtor fatorinon E.K të një linje urbani në Tiranë për dëshmi të rreme.

Ai u dënua me 1.5 mln lekë gjobë pasi kishte kallzuar penalisht një kolegun e tij për rrahje.

Sipas dëshminë së të pandehurit, kolegu i tij ishte futur në urbanë dhe kishte refuzuar të paguante biletën, kjo sepse rregullorja e firmës e përmban që nëse je punonjës i saj mund të lëvizësh falas. Debati ka nisur pikërisht këtu dhe më pas ka degraduar në dhunë fizike, ku është goditur me çelësa në fytyrë dhe në trup faturinoja që ishte në detyrë, E.K.

Në Polici ai ka dhënë detaje për fatorinon që e sulmoi, deri sa Policia e ka identifikuar dhe shoqëruar në Komisariat. Aty, më pas është zbuluar se E.K., i cili u godit nga kolegu, ka qenë në dijeni të rregullores, se punonjësit brenda firmës lëviznin pa paguar biletë në urban. Kështu, Gjykata ka vlerësuar se kërkesa e tij për të paguar biletën nga ana e kolegut ka qenë e tepërt dhe se dëshmia e tij në Polici ka qenë e rreme.

Në këto kushte, ai u dënua me 1.5 milionë lekë të vjetra gjobë nga ana e Gjykatës së Tiranës për dëshmi të rremë.

Të fundit