Flash News

KRYESORE

Refuzon t’i shkojë në emision, Fevziu nis “hakmarrjen” ndaj Ramës

Refuzon t’i shkojë në emision, Fevziu nis

Pas gjithë reagimit që shkaktoi përplasja e Edi Ramës me gazetarët, kreu i qeverisë zgjodhi që të jepte ‘sqarimet’ e tij tek emisoni “Zonë e Lirë” duke refuzuar emisionet tradicionale politike.

Duket se kjo zgjedhje e Ramës nuk është kapërdirë nga “Opinion”.

Këtë mbrëmje, Fevziu ka përzgjedhur temën “Ç’po ndodh mes Ramës dhe mediave?”, ku ka të ftuar njerëz të mediave për të diskutuar. Përzgjedhja e të ftuarve, madje edhe vetë qëndrimi i moderatorit anon ndjeshëm në favor të kundërshtarëve të Ramës.

Edhe ndërtimi i emisionit kishte pikërisht në fokus sulmin ndaj vendimit të kryeminsitrit për të bojkotuar emisionin. Emisioni nisi me transmetimin e dy materialeve, një të pyetjes që gazetarja Erisa Zyka i ka drejtuar Ramës në Bruksel dhe përgjigja e Ramës si dhe një “përplasje” të Ramës me Fevziun.

Baton Haxhiu, i pranishëm në panel, ishte i pari që kundërshtoi duke u renditur në krah të Ramës dhe duke shprehur kritika ndaj pyetjes së gazetares. Kjo përgjigje e Haxhiut solli reagimin e moderatorit.

Një moment në emision Baton Haxhiu ju drejtua Fevziut dhe moderatores Eni Vasili duke ju thënë drejtëpërdrejtë se “ju jeni të gjtihë të mërzitur me Ramën se ai nuk ju vjen në emision”.

Të fundit