Flash News

KRYESORE

Regjisori Budina nga protesta në Durrës: Presidenti do e shpërndajë parlamentin nëse do populli, mbajeni kokën lart

Regjisori Budina nga protesta në Durrës: Presidenti do e

Regjisori dhe aktori Edmond Budina u ka bërë thirrje qytetarëve nga Durrësi ku Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvendosi sot protestën që të mos kenë frikë.

Budina ju referua edhe fjalës së Metës se do e shpërndajë Parlamentin nëse e kërkon populli.

“Presidenti e tha, meqenëse populli do të ngrihet i gjithi, Presidenti do e shpërndajë, prandaj mos kini frikë, ngrijeni kokën. Prandaj jemi këtu që të protestojmë dhe ta përmbysim këtë klikë të ndyrë antikombëtare. A e kuptoni, ata vranë kujtesën kombëtare, ndërtesë 80- vjeçare. Shikoni çfarë kanë bërë me Durrësin, e kanë betonizuar dhe shkatërruar kujtesën arkeologjike të këtij qyteti. Duhet të ishte si Roma por këta nuk kanë kujtesë kombëtare. Por këta shohin si të mbushin xhepat. Prandaj të ngrihemi të protestojmë, dhe ta largojmë këtë bandë që kanë uzurpuar vendin. Shikoni çbëhet në parlament. Ata bëjnë tallava në parlament. Tallen me popullin. Dërgojnë në teatrin kombëtar për të vrarë artistët, intelektualët. Sepse dërguan RENEA-n dhe filluan shembjen kur njerëzit ishin brenda. Ky parlament është i paligjshëm. Duhet të shpërndahet. Presidenti e tha, meqenëse populli do të ngrihet i gjithi, Presidenti do e shpërndajë, prandaj mos kini frikë, ngrijeni kokën”, tha Budina.

Të fundit