Flash News

KRYESORE

Regjisori mbështet projektin e teatrit me kulla, reagon Lubonja: Argument si në kohën e Enver Hoxhës

Regjisori mbështet projektin e teatrit me kulla, reagon Lubonja: Argument

Debati për prishjen e Teatrit Kombëtarë dhe ndërtimin e një objekti të ri të rrethuar më kulla vijon të jetë në qendër të vëmendjes. Sot, ky debat u zhvendos në emisionin ‘Studio e Hapur’, ku regjisori Pëllumb Kulla dhe analisti Fatos Lubonja kanë pasur një përplasje në lidhje më projektin e prezantuar nga kryeministri Rama.

Për regjisorin Kulla, ndërtesa aktuale është shumë e vjetër dhe nevojitet të ndërtohet një teatër i ri. “Ajo në kuptimin e përkohshëm me të u ndërtua nuk u ndërtua pikërisht për të ndenjur kaq gjatë, sepse po të ishte për Italianët në tërë aksin e Tiranës ndërtuan. Kjo ndërtesë është shumë e prishur, e dëmtuar, por mendoj që të mos ngatërrohen dy gjëra por mendoj që hapësira e parë dhe primare duhet ti lënë teatrit dhe ç’të teprojë po teatrit. Ajo ndërtesë do të mbetet në kujtime, në menaxhimin muzeal dhe drejtorët të kenë mundësinë ta ruajnë. Unë mendoj teatri të prishet dhe t’i kushtohet rëndësi skenës së re”, ka thënë Kulla.

Nga ana tjetër, i menjëhershëm ishte reagimi i analistit Fatos Lubonja, i cili pasi ndërtesa aktuale nuk duhet të shembet, ndërsa akuzoi kullën se argumentat e tij i përkasin kohës së Enver Hoxhës.

“Mos harrojmë që teatri është pjesë e një kompleksi të ndërtuar në kohën e fashizmit në kohën e Italisë, dhe nuk është aq kollaj që ti të ndërtosh aty kulla që mbysin gjithçka aty. Bota ruan edhe këto. Kjo çështja që është e përkohshme më duket shumë problematike që duket sikur është i vetmi argument dhe këtë unë e kam dëgjuar që në kohen e Enver Hoxhës. Për Enver Hoxhën të gjitha gjërat që kishte ndërtuar e kaluara, ishte e përkohshme. Sepse ai thoshte ‘mbi gërmadhat e botës së vjetër ndërtojmë botën e re’. Dhe e dëgjuat ju këtë kryeministrin tonë që tha mbi gërmadhat e teatrit do të ndërtojmë teatrin e ri”, ka pohuar Lubonja.

Të fundit