Flash News

KRYESORE

Regjisori surprizon të dashurën me propozimin romantik nga skena e “Emmy Awards 2018”

Një moment emocionues dhe i rrallë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në ndarjen e çmimeve “Emmy”.  Një ndër personat që u vlerësua me çmim është edhe regjisori Glenn Weiss. Ai tregoi se vetëm dy javë më parë ka humbur nënën e tij  dhe se ajo e adhuronte të dashurën e tij, e cila ishte e pranishme në publik.

“Jan, ti je dielli në jetën time dhe mami kishte të drejtë kur thoshte, mos e lër asnjëherë diellin të të shpëtoj nga duart. Ti ndoshta pyet veten se përse të quaj  e dashura ime? Sepse shumë shpejt dua të të quaj bashkëshortja ime,” – tha nga skena e “Emmy Awards”, regjisori Glenn Weiss.

E dashura e tij nuk e priste dhe nga inkuadrimi i kamares kuptojmë se u surprizua shumë nga fjalët e të dashurit.  Regjisori Glenn i kërkoi asaj t`i bashkohet në skenë pasi kishte gati unazë dhe propozimin për martesë.

“Fillimisht dua t’i them motrave dhe vëllezërve të mi, nuk e vodha sepse ma dha babi,”- u shpreh me humor Glenn dhe vazhdoi më tej:

 “Jan, dua të të vendos në gisht këtë unazë në prani të gjithë këtyre njerëzve dhe të nënës time. E di që edhe prindërit e tu po na shohin nga lart. Do të martohesh me mua?”

Sigurisht që pas këtij propozimi magjik, e dashura e tij, Jen Svendsen u përgjigj me “Po”.

Të fundit