Flash News

KRYESORE

Regjisorja me qëndrim të ashpër kundër Ramës: Jo grevë urie për teatrin, t’i urinojmë në fytyrë diktatorit

Regjisorja me qëndrim të ashpër kundër Ramës: Jo

Regjisorja Sesilia Plasari ishte një prej atyre që folën në protestën e organizuar dje te Teatri Kombëtar. Duke kërkuar mbështetje për rezistencën kundër shembjes së godinës së teatrit, Plasari tha se aktorët nuk duhet të futen në grevë urie sepse jeta e tyre e vyer nuk duhet të vihet në rrezik.

Ajo propozi një mënyrë tjetër të të protestuarit. Regjisorja kërkoi që ambienti i Teatrit Kombëtar të kthehet në një vend rezistence ku njerëzit të kërcejnë dhe të vallëzojnë mbi fytyrën e diktatorit, si dhe të gjuajnë dhe urinojnë mbi të.

Erion Veliaj shkon në Pragë dhe deformon qëndrimet e aktorëve: Jam i inkurajuar, kemi hapur faqe të re diskutimi për Teatrin Kombëtar

Pjesë nga fjalimi:

Sa kohë do vazhdoj kjo punë? Kam vetëm një këshillë. E shikoj këtë rezistencën e teatrit në një farë mënyre artistike. Këtu njerëzit janë artistë dhe duhet të shpikin një mënyrë të të rezistuarit. Në asnjë mënyrë greva urie. Njerëzit që janë këtu nuk kanë asgjë përvec jetës dhe jeta është e vyer dhe nuk duhet të vihet në rrezik për asgjë. Unë kam një imazh tjetër, sikur kjo pjesë këtu, ky vend këtu të bëhet një festival ose vend rezistence ku njerëzit të kërcejnë, të vallëzojnë me njëri-tjetrin mbi fytyrën e diktatorit ku njerëzit do mund të argëtohen duke vënë shënjestra dhe të qëllojnë me armë jo të vërteta mbi fytyrën dhe portretin e diktatorit, ku njerëzit të mund të kënaqen duke urinuar sic urinonim dikur në kushtin e ish-diktatorit.

A ka mundësi që të hapet dhe pishina dhe njerëzit të mund të lahen nga këllira që i është ngjitur në trup nga gjithë kjo kohë e kaluar duke vuajtur dhe duke u përleshur emra që na ndynë kur i përmendim. Unë kështu i imagjinoj. Ka qenë një përrallë kur kemi qenë të vegjël që ka pasur titullin "Në shllafari". Ishte fjala për një vend ku fluturonin pula të pjekura, pata, ku kishte vende me verë, me birra. Ka mundësi që ti kërkohet të gjithë bizneseve, restoranteve një lloj shllafarie në këtë rezistencë dhe të sjellin birra, vera, ushqime që njerëzit të mos bëjnë grevë urie por të kërcejnë e të kënaqen dhe të përdorin gjithë mënyrat e kënaqjes kundër diktaturës se u lodhën duke vuajtur në diktaturë.

Të fundit