Flash News
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Regjistrimet në çerdhe e kopshte, Veliaj ndryshon hartën e familjeve që e përfitojnë falas
Gjatë këtyre ditëve ka nisur puna për regjistrimin e të vegjëlve në çerdhe dhe kopshtet e Tiranës.
Mirëpo, shumë prindër duket se janë ndeshur me surpriza ndryshe nga sezoni i kaluar, pasi disa kategori prindërish nuk kanë të drejtë ta përfitojnë falas.
Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak në Tiranë i datës 23 mars 2018 përjashtohen nga skema e përfitimit fëmijët e vajzave-nëna, të cilat.
Sipas vendimit të ri përfitojnë shërbim falas fëmijët e familjeve mono prindërore, ku kujdestari ligjor e ka pagën në/nën nivelin e pagës minimale të miratuar me aktin nënligjor përkatës dhe fëmijët e familjeve, ku kujdestari ligjor i fëmijës, është i divorcuar ose i ve, (sipas certifikatës së gjendjes familjare), por që është në/nën pagën minimale në shkallë, vërtetuar me dokumentacionin përkatës.
Gjithashtu, në vendimin e mëparshëm të 2015-ës përfitonin ulje apo shërbim falas familjet të cilat kanë më shumë se 1 fëmijë në çerdhe ose kopshte: Për fëmijën e dytë- 50 përqind reduktim nga detyrimi mujor dhe për fëmijën e tretë- 100 përqind reduktim nga detyrimi mujor, gjë që në vendimin aktual nuk përmendet fare.