Regjistrimi në KQZ, Basha mesazh Topit, Blushit dhe Bojaxhiut: Nuk jeni asgjë veçse mercenarë të Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot nga ‘Çadra e Lirisë’ se në KQZ është regjstruar vetëm koalicioni i 2015-ës. Sipas Bashës koalicioni me në krye Edi Ramën dhe Ilir Metën dhe me mercenarë siç i quajti ai, si Ben Blushi, Bamir Topi dhe Gjergj Bojaxhi janë një dhe vetëm një dhe për t’i hedhur hi syve shqiptarëve ata pretendojnë se se janë 17 subjekte zgjedhore.

“Sot në KQZ është regjistruar vetëm koalicioni i 2015-ës dhe tani për t’i hedhur hi syve shqiptarëve, pretendojnë se janë 17 subjekte zgjedhore. Koalicioni i krimit me në krye Edi Ramën dhe Ilir Metën dhe me mercenarë si Ben Blushi, Bamir Topi dhe Gjergj Bojaxhi janë një dhe vetëm një. Nuk ka për të patur më monizëm në Shqipëri” tha Basha.