Flash News

KRYESORE

Regjistrohen 156 raste pozitive me COVID, humbin jetën 3 pacientë brenda 24 orëve

Regjistrohen 156 raste pozitive me COVID, humbin jetën 3 pacientë

Ministria e Shëndetësisë ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me koronavirusin tre pacientë të tjerë.

Në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 56 vjeçar, një 65 vjeçare nga Tirana dhe një 79 vjeçare nga Kuçova me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë, në të gjithe vendin janë kryer 865 testime dhe janë konfirmuar 156 raste pozitive, teksa 158 qytetarë janë shëruar duke arritur numrin më të lartë të të shëruarve.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 168 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 14 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 42 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Rastet e konfirmuar pozitivë me COVID-19, i përkasin kësaj shpërndarje gjeografike në vend: 101 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, 5 raste në Librazhd, nga 4 raste në Fier, Korçë, Berat, 3 raste në Elbasan, Tropojë, Kamëz, nga 2 raste në Krujë, Kukës, Ura Vajgurore, Peqin, Gramsh, nga 1 rast në Shkodër, Lushnje, Mirditë, Dibër, Bulqizë, Himare, Kuçovë.

COVID-19 – Statistika (27 Gusht 2020)

Testime totale 59617

Raste pozitive 9083

Raste të shëruara 4791

Raste Aktive 4026

Humbje jete 266 (Qarku Tiranë 126, Durrës 37, Shkodër 35, Elbasan 13, Fier 12, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2076

Durrës 521

Shkodër 285

Fier 154

Lezhë 183

Korçë 194

Vlorë 138

Kukës 140

Elbasan 161

Berat 80

Gjirokastër 40

Dibër 54

Të fundit