Flash News

KRYESORE

Reina tregon makthin: Nuk mbushesha dot me frymë!

Reina tregon makthin: Nuk mbushesha dot me frymë!

Portieri i Aston Villes, Pepe Reina, ka folur në lidhje me simptomat e kaluara nga COVID-19. "Gardiani i portës" ka rrëfyer tmerrin e kaluar për shkak të COVID-19. Ish-futbollisti i Milanit tregon se është i vetëizoluar.

"Unë nuk kam dalë jashtë prej 18 ditësh. Në shtëpi kam gruan, Yolanda, fëmijët dhe vjehrrën. Banesa është e madhe. Sidoqoftë, u izolova, pasi provova simptomat e para të virusit. Pata ethe, kollë të thatë, dhimbje koke që nuk më linte lehat, një ndjenjë rraskapitjeje...

"U frikësova shumë kur nuk mbushesha dot me frymë për gati 25 minuta, sikur fyti im ishte ngushtuar papritur dhe ajri nuk mund të kalonte në të... Gjashtë a tetë ditët e para i kalova i mbyllur në një dhomë", - tha ai.

Të fundit