Flash News

KRYESORE

Reja dhe e ardhmja, mbrojtësi i Shqipërisë drejt Bundesligës

Reja dhe e ardhmja, mbrojtësi i Shqipërisë drejt Bundesligës

Mbrojtësi i Shqipërisë dhe Hajduk Splitit, Ardian Ismajli, po lë gjurmë në kampionatin kroat dhe ka fituar hapësira me kombëtaren tonë. Në një intervistë për mediet kroate, ai ka folur në lidhje me situatat e tij në ekip, por dhe për trajnerin Reja.

“Trajneri Reja i do lojtarët e rinj në moshë dhe po ndërton një ekip për të ardhmen. Unë e di se ai ka qenë trajner i Hajduk dhe vazhdon të më pyesë për të rejat në klub. Ai dhe Giggi Febbrari dërgojnë gjithmonë përshëndetje për njerëzit në klub. Sidomos Giggi, i cili thotë se Spliti është një shtëpi e dytë për të dhe vjen çdo vit nga 10 ditë këtu”.

Ismajli ka folur dhe në lidhje me të ardhmen e tij. Ai shpreson që në të ardhmen të luajë në Bundesligën gjermane. “Nuk jam tip që bëj plane afatgjata. Detyra ime është të stërvitem dhe të jap më të mirën. Menaxheri dhe klubi kujdesen për gjërat e tjera. Dua të fitoj titullin me fanellën e Hajduk Split dhe të luaj në Bundesliga. Shpresoj që dëshira e parë të plotësohet sivjet, kurse për të dytën kam akoma kohë”, - tha Ismajli për 24sata.hr.

Të fundit