Flash News

KRYESORE

Reja: E di se si do të veprojë Deshamps, dua 11 luanë në fushë ndaj Francës

Reja: E di se si do të veprojë Deshamps, dua 11 luanë në

Trajneri i kombëtares, Eduardo Reja mendon se që Shqipëria të mund të marrë një rezultat pozitiv ndaj Francës, në fushë duhen 11 luanë, që duhet të japin 110% nga vetja. Si fillim italiani parashikoi sjelljen e “gjelave” në fushë ndaj kuqezinjve.

“Deshamp është një mik për mua, është një trajner i madh dhe kam respekt. Ai nuk do të rrezikojë duke hedhur lojtarët në sulm, por do kërkoj ekuilibër. Ai ka lojtarë shumë të mirë që dinë të shfrytëzojnë hapësirat dhe kanë një kundërsulm të shpejtë. Ne nesër duhet të kemi një 11-she të denjë, duhet të markojmë, të dublojmë. Do të fillojmë ndeshjen të mbyllur, por ne gradualisht do tentojmë maksimumin, dhe do tentojmë mos të rrimë gjithë ndeshjen në mbrojtje. Dua 11 luanë nesër në fushë dhe duhet të jenë lojtarët të motivuar”.

Në vazhdim tekniku tha se kuqezinjve do t’u duhet të jenë të shpejtë ndaj “Les Blues”.

“Me siguri do na duhet shpejtësi dhe agresivitet në markim. Spikat Grizman nga ata, është kyç në sulmin e tyre dhe mund të krijoj situata të rrezikshme nga pothuajse asgjë. Duhet ta markojmë në gjithë perimetrin e fushës.

Për Rejën është problem që trajneri i Francës, Deshamps e njeh mirë Shqipërinë.

“Është një lajm i keq, pasi sa më pak të na njohin aq më mirë për ne. Ai do ta vendosë skuadrën që ta impionojë lojën Franca. Më vjen mirë që ai ka respekt për skuadrën tonë. Që kur kam ardhur unë, skuadra është e organizuar mirë, Në Islandë luajtëm mirë, me Moldavinë fituam dhe çdo ndeshje do të merret më vete, nesër është shumë e vështirë do mundohemi të dalim me pikë nga fusha e lojës”.

Të fundit