Flash News

KRYESORE

Reja i habit të gjithë: Punoj pa u paguar për Shqipërinë!

Reja i habit të gjithë: Punoj pa u paguar për

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edy Reja, ka rinovuar me ekipin tonë përfaqësues. Ai është momentalisht në Shqipëri, madje ka takuar dhe trajnerët e tjerë të moshave. A2 News ka folur me teknikun tonë që konfirmon se do të vazhdojë punën në krye të "Shqiponjave". Kualifikueset e Euro2020 nuk shkuan si duhet, por shpreson që për botëror të marrë rezultate akoma më të mira.

“Është e vërtetë që takimi ka të bëjë me rinovimin, por ne nuk kemi nevojë për letra. Kemi folur më përpara dhe akordi është gjetur prej kohësh. Sot jam së bashku me bashkëpunëtorët e mi për të folur me presidentin dhe për të dëgjuar nëse ai është i kënaqur nga ne apo jo. Duka do të bëjë më të mirën dhe ka një plan konkret, me të cilin jam dakord, pasi kemi biseduar rreth këtij projekti të ardhshëm. Shpresoj të jemi në lartësinë e duhur.

"Unë punoj edhe pa pagesë. Pa u paguar! Është një projekt afatgjatë, mua do të më pëlqente të qëndroja sa më gjatë, por nuk i dihet. Nuk jam më i ri. Nëse jam mirë si tani, vazhdojmë edhe 10 vjet së bashkë. Fillimisht duhet të programojmë dhe më pas të shohim rezultatet dhe si do të luajë skuadra. Ka mjaft punë për t’u bërë.

"Më intereson projekti dhe stimujt janë të duhurit, ashtu si edhe lidhja me këtë vend, mbi të gjitha në këtë moment vështirësie për Shqipërinë e veçanërisht për Durrësin. Gjithmonë, duhet të vendosen objektiva, kombëtarja duhet t’i ketë. Tani do të nisim vëzhgimet në të gjithë Europën dhe të përqendrohemi edhe te nivelet e të rinjve, për të hedhur bazat që Kombëtarja të ketë gjithmonë lojtarët më të mirë. Në këtë mënyrë arrin rezultate të larta dhe besueshmëri“, thekson 74-vjeçari.

 

Të fundit