Flash News

KRYESORE

Reja mesazh Dukës: Dua të rinovoj, me Turqinë na duhet vetëm fitorja

Reja mesazh Dukës: Dua të rinovoj, me Turqinë na duhet vetëm

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, po flet nga zyrat e FSHF-ës në lidhje me listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet kundër Turqisë dhe Moldavisë. Numri një i stolit ka zbuluar arsyen e vërtetë të mosgrumbullimit të Mavrajt, Sadikut dhe Xhakës.

"Kam folur këtë javë me Mavrajn dhe ai do të bëjë një ndërhyrje në krah. Më ka kërkuar pushim për këtë grumbullim. Sadiku ka një problem familjar dhe ka kërkuar gjithashtu pushim.

"Për sa i përket Xhakës kam folur dhe jam sqaruar, pasi dua t’i jap kohë të rinjve si Selahi, apo Taulant Seferi. Të gjithë i njohim vlerat e Mavrajt apo Xhakës. Nuk dua të krijoj situata të pakëndshme dhe dua të jem i qartë. Dua që t’i jap minuta sa më shumë lojtarëve dhe t’i provojmë. Trashin e kemi pasur në grup dhe meriton konsideratë nga ana jonë dhe minuta për të luajtur”.

Portierët - "Nuk ekziston asnjë problem me Berishën. Kemi portierë shumë të mirë që po e tregojnë veten në nivele të larta. Më mbetet detyra e vështirë për të zgjedhur titullarin. Nuk ka asnjë çështje Berisha. Selmani po luan në Turqi dhe më duket normale që ta kemi në konsideratë, sidomos për faktin që luajnë në Turqi".

E ARDHMJA – “Detyra është të punoj mirë dhe i impenjuar. Në nëntor do të shohim si do të shkojnë gjërat. Besoj në këtë skuadër dhe në perspektivën e saj. Vendimi im është që të qëndroj, grupi po formohet dhe ka njëfarë sintonie. Më pëlqen të kem një skuadër që luan futboll dhe jo vetëm të mbrojmë e të fitojmë me cinizëm”.

NDESHJA ME TURQINË – “Kemi besim se mund të marrim rezultat. Dihen vlerat dhe cilësitë e tyre. Luajnë në Europë dhe janë të rrezikshëm. Treni i fundit për Europianin? E dimë shumë mirë se është mundësia e fundit. I gjithë grupi është gati të bëjë një ndeshje pozitive dhe të fitojmë. Edhe barazimi na penalizoi. Atyre u mjafton edhe një pikë. Objektivi i vetëm është të bëjmë një ndeshje pozitive dhe të fitojmë”.

Të fundit