Flash News

KRYESORE

Reja nis punën nga Durrësi, vendos për zëvendësimin e Hysajt

Reja nis punën nga Durrësi, vendos për zëvendësimin e

Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, ka nisur punën në drejtimin e ekipit tonë në prag të ndeshjeve eliminatore me Turqinë dhe Moldavinë. Ai zhvilloi sencën stërvitore nga kompleksi "Tropikal", në Durrës.

Tekniku italian kishte grupin e plotë të lojtarëve, ndërsa konfirmohet mungesa e kapitenit Elseid Hysaj. Shkodrani u dëmtua në ndeshjen e Napolit kundër Torinos, të zhvilluar mbrëmë dhe të mbyllur me rezultatin 0-0. Mbrojtësi ishte titullar dhe doli i dëmtuar, Reja nuk do e ketë në dispozicion për dy ndeshjet e radhës eliminatore.

Reja ka habitur me zgjedhjen e tij, pasi ka vendosur të mos e zëvendësojë kapitenin. Lista e pritjes ka mbrojtës të djathtë, pasi Ivan Balliu është aty, por tekniku nuk e ka telefonuar. Shqipëria nuk do të zëvendësojë Hysajn.

Të fundit