Flash News

KRYESORE

Reja zëvendëson Hysajn, afrohet mbrojtësi golashënues

Reja zëvendëson Hysajn, afrohet mbrojtësi golashënues

Trajneri Edy Reja ka zëvendësuar kapitenin e dëmtuar Elseid Hysaj me mbrojtësin e djathtë Hysen Memolla. Shkodrani u dëmtua në ndeshjen e fundit të Napolit, ndërsa ftesa për Memollën vjen pas paraqitjeve të mira me KPV në Finlandë. Ai ka shënuar 3 gola në 7 ndeshje të luajtura. FSHF konfirmoi zëvendësimin me një njoftim zyrtar.

Njoftimi  - "Shqipëria nën drejtimin e trajnerit Edi Reja është duke kryer përgatitje intensive për ndeshjet zyrtare me Turqinë dhe Moldavinë në transfertë.

"Ditën e sotme ka pasur ndryshime në listën kuqezi. Hysen Memolla do ti bashkohet grumbullimit me skuadrën për ndeshjen në Stamboll më 11 Tetor dhe atë ndaj Moldavisë në 14 Tetor", - përfundon komunikata për shtyp.

 

Të fundit