Flash News

KRYESORE

Reklama e një klubi striptizmi 'skuq' banorët e kryeqytetit

Reklama e një klubi striptizmi 'skuq' banorët e kryeqytetit

Në këtë vend çudirat dhe abuzimet nuk kanë të sosur. Këto ditë, në kulmin e sezonit, në mes të Tiranës, një club striptizmi bëm reklamë në mes të ditës dhe në një nga rrugët më të populluara, ku kalojnë, familjarë, madje edhe fëmijë. Nuk mjaftonin fotot, por tani edhe me zë e figurë, ku fëmijët mund të marrin “mësimet” e para drejt erosit. Kjo “reklamë” ka shqetësuar shumë banorët, të cilët mundohen t’i shmangin fëmijët nga ajo rrugë, por kureshtarët vazhdojnë të shijojnë pamjet që po alarmojnë qytetarët, por jo policinë e shtetin që të ndërhyjë e të marrë masa për bllokimin e saj.

 

Të fundit