Flash News

KRYESORE

Reklamat në edicionet informative, hulumtimi: AMA “e pafuqishme” ndaj TV-ve

Reklamat në edicionet informative, hulumtimi: AMA “e

Sot u bë prezanimi i hulumtimit me temë "Ndikimi i interesave të pronarëve të medias vizive mbi raportimin e lajmit" nga Qendra Shqiptare Medialook, ku në konferencë ishin të ftuar përfaqësues të  mediave të rëndësishme shqiptare.

Pas një monitorimi tre mujor të edicioneve qendrore informative në kanalet zyrtare në YouTube, në tre televizionet kombëtare TV Klan, Vizion Plus e Top Channel, gjatë periudhës 1 Tetor – 31 Dhjetor 2018, janë "Medialook" ka evidentuar një numër i konsiderueshëm i të ashtuquajturave “kronika-reklamë”.

Bëhet fjalë për lajme me natyrë tregtare, “që favorizojnë shoqëri  të veçanta tregtare ose subjekte të lidhura direkt apo indirekt me ortakët apo aksionarët e shoqërive audiovizive”, që neni 45/4 i ligjit nr.97/2013 “Për Mediat Audiovizive” dhe akti nënligjor “Kodi i Transmetimit për Median Audiovizive”, i miratuar me vendimin nr. 288, dt. 11.12.2017 nga AMA, i ndalon për t’u transmetuar.

Nga vëzhgimi tre mujor që MediaLook i ka bërë 276 edicioneve informative të orës 19:00 dhe 19:30 të tre televizioneve kombëtare kanë rezultuar një total prej 51 kronikash, nga të cilat  20 në TV Klan,  18 në Vizion Plus dhe 13 lajme në televizionin Top Channel. Ndërkaq, koha totale kushtuar këtyre lajmeve për periudhën e monitoruar është 35.59 minuta në Vizion Plus e ndjekur nga 35.19 minuta në TV Klan dhe një kohë transmetimi afro 13 minuta në Top Channel. Të dhënat për këtë të fundit duhen marrë me rezervë për shkak se edicionet informative të këtij kanali janë hedhur të pa plota në faqen zyrtare në YouTube dhe kronikat mbi lajmet e kinemasë janë përllogaritur apriori 45 sekonda.

E megjithatë, edhe pse monitoron edicionet informative dhe i pasqyron këto të dhëna në buletinet periodikë të saj, AMA duket se nuk ka arritur të evidentojë problematikën e “kronikave-reklamë” në lajme. Në raportin vjetor për vitin 2017, ky institucion pohon se ka vëzhguar “rreth 2100 edicione në subjektet audiovizivë kombëtarë”, por nuk raporton raste të tilla lajmesh. Këto të fundit nuk janë pikasur as përgjatë monitorimit të fundit të detajuar për gjysmën e dytë të vitit 2017, pavarësisht se në të janë zhvilluar analiza të detajuara të tematikave dhe minutazhit të edicioneve informative. (AMA, Buletinin Nr.4).

Ndërkaq, Kuvendi i Shqipërisë në rezolutën vlerësuese të punës së AMA-s për vitin 2017, i kërkon këtij institucioni që përgjatë 2018-ës, ndër të tjera, të vijojë punën edhe “me shqyrtimin e tematikave mbi përmbajtjet e transmetuara nga OSHMA-të, duke garantuar respektimin e ligjit dhe Kodit të Transmetimit për reklamat dhe komunikimet tregtare…”.

Lexo më shumë...

Të fundit