Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Rekord në Afganistan; 14 kandidatë regjistrohen për zgjedhjet presidenciale
Ka përfunduar afati për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale në Afganistan. Për garën presidenciale janë regjistruar 14 kandidatë.
Në mesin e kandidatëve të regjistruar është edhe presidenti aktual i vendit, Ashraf Ghani, ish-këshilltari për siguri kombëtare, Hanif Atmar dhe shefi ekzekutiv, Abdullah Abdullah.
Ghani dhe Abdullah kishin konkuruar së bashku në zgjedhjet e vitit 2014, të cilat u përshkruan me pretendime për parregullsi të mëdha.
Në atë kohë, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry kishte ndërmjetësuar një kompromis, për formimin e një qeverie të unitetit, ku Ghani u emërua presidenti dhe Abdullah ishte emëruar në postin e shefit ekzekutiv.