Flash News

KRYESORE

Rekordi i Erdogan, kalon Ataturkun për ditët e qëndrimit në pushtet

Rekordi i Erdogan, kalon Ataturkun për ditët e qëndrimit në

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është lideri që ka qëndruar më gjatë në detyrë në historinë e Turqisë republikane duke ia kaluar edhe themeluesit të partisë së tij, Mustafa Kemal Ataturk.

Për 5 493 ditë të pandërprera në krye të Turqisë, fillimisht ai shërbeu në postin e kryeministrit që nga muaji 15 mars 2003 dhe më pas si presidenti i vendit që nga 10 gushti 2014.

Ai e tejkaloi ”Babain e kombit”, i cili qëndroi në pushtet që prej krijimit të republikës, pas rënies së Perandorisë Osmane, më 29 tetor 1923, deri në vdekjen e tij, më 10 nëntor 1938.

Me futjen e presidencializmit pas referendumit të vitit të kaluar, kreu tjetër i shtetit në Turqi do të kryejë funksione ekzekutive dhe nuk do të sigurojë vetëm një garanci simbolike dhe kushtetuese.

Megjithatë, që nga fillimi i mandatit të tij si president, Erdogan ka patur një rol intensiv, duke udhëhequr në mënyrë efektive zgjedhjet e qeverisë dhe kryesuar periodikisht Këshillin e Ministrave.

Të fundit