Flash News

KRYESORE

Rekordi i ri i Ronaldos, arrin në kuotën e 650 golave

Rekordi i ri i Ronaldos, arrin në kuotën e 650 golave

Futbollisti i njohur nga e gjithë bota, Cristiano Ronaldo, ka shënuar ditën e djeshme golin e 650 në karrierën e tij, duke thyer kështu një rekord të ri.

Goli i fundit u shënua në derbin e Madridit kundër Atleticos, i zhvilluar në “Santiago Bernabeu” që u mbyll me shifrat 1-1.

Ronaldo numëron 118 gola me Manchester United, 5 gola me Sporting Lisbona, 446 me Real Madrid dhe 81 me Kombëtaren e Portugalisë.

Goli kundër Atleticos ishte i 40-ti këtë sezon për portugezin në 37 ndeshje, i pari që e arrin këtë edicion, duke kaluar Lionel Messin, që me tripletën kundër Leganes shkoi në 39 finalizime deri më tani.

Ky është sezoni i tetë me radhë që Ronaldo shënon së paku 40 gola me fanelën e Realit, ndërkohë që sezoni më i mirë është ai i vitit 2014-2015, ku realizoi 61 gola.

 

Të fundit