Flash News

KRYESORE

Rekordi i Varane, në moshën 25-vjeçare numëron plot 16 trofe

Rekordi i Varane, në moshën 25-vjeçare numëron plot 16

Qendërmbrojtësi i Realit të Madridit dhe njëkohësisht futbollisti i Francës, Raphael Varane, ka rritur një rekord më vete për sa i përket trofeve.

Talenti i lindur në qytetin e Lilës mori trofeun e parë në sezonin 2011-2012, kur u rendit i pari me “galaktikët” në La Liga, me një rekord më vete prej 100 pikësh të grumbulluara.

Me fanellën e “Los Blancos”, Varane numëron 233 ndeshje dhe me kombëtaren e Francës 49 ndeshje.

Ai është vetëm 25 vjeç dhe ka arritur të ketë 4 Champions, 3 Botërorë për Klube, 3 Superkupa të Europës, dy tituj La Liga në Spanjë, një Kupë Mbreti, dy Superkupa spanjolle dhe një Kupë Bote.

Në të gjitha finalet ku ai ka luajtur ka qenë si një hajmali fatësjellëse, përveç finales së Kupës së Mbretit, që Atletico Madrid e fitoi kundër Realit në sezonin 2012-2013.

Të fundit