Flash News

KRYESORE

Rekordi i imamit Elvis Naçi, ka më shumë audiencë se Rama dhe Basha

Rekordi i imamit Elvis Naçi, ka më shumë audiencë se Rama

Një sondazh i realizuar nga Instituti për Demokraci-Ndërmjetësim dhe UNDP tregonte se instucionet fetare janë më të besuarat për shqiptarët. 76% e të pyeturve kishin zgjedhur instucionet e fesë si më të besuarat, me një rritje prej 18% nga viti i kaluar.

Kjo tendencë e shqiptarëve konfirmohet shumë lehtë, mjafton të shohësh faqen e ‘Facebook’ të Elvis Naçit, një prej imamëve më të ndjekur në rrjetet sociale dhe me shumë ndikim te komuniteti mysliman.

Naçi ka futur “live” në faqen e tij në ‘Facebook’ emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët’ që ai e realizon në bashkëpunim me këngëtarin Sidrit Bejleri dhe gazetaren e News 24, Ola Bruko. Mbi 3100 njerëz kanë hyrë në faqen e imamit për të ndjekur emisionin.

Kjo shifër është disa herë më e lartë se ajo e kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha kur lidhen drejtpërdrejt në ‘Facebook’. Audienca “live” e Bashës dhe Ramës varjon nga 600 deri në 2000 njerëz, ndonëse kanë numër më të madh ndjekësish në rrjetin social.

Të fundit