Flash News

KRYESORE

Rekordi, Kuvendi i ri ka në gjirin e tij 39 deputete gra

Parlamenti i ri i Shqipërisë i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit do të ketë 39 deputete nga 140, ose 27.85 për qind. Ky është niveli më i lartë i përfaqësimit të grave në Kuvendin e Shqipërisë që prej 1992 kur u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste. PS ka përfaqësimin më të lartë, me 22 deputete, e ndjekur nga PD me 11 deputete gra, LSI ka 5 deputete dhe PDIU do të ketë një deputete.

Ajo që bie në sy është përfaqësimi me deputete gra për çdo qark për socialistët, duke arritur numrin më të lartë në Tiranë me 6 deputete, ndërsa PD ka marrë deputete në Tiranë, Vlorë, Durrës, Korçë, Lezhë dhe Shkodër. LSI ka deputete në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Në listat për deputetë që partitë politike dorë- zuan në KQZ për zgjedhjet e 25 qershorit, nga 2374 kandidatë, 948 (39,93%) ishin gra.  Duke hedhur një vështrim në parlamentin e këtyre 27 vjetëve konstatojmë se Kuvendi 1991­1992 kishte 9 femra deputete, po aq edhe ai i 1992-1996. Kuvendi 1996­1997 pati 21 deputete, 1997­2001, 11 deputete, 2001-2005, 9 deputete, 2005­2009, 9 deputete, 2009-2013, 22 deputete, 2013-2017: 32 deputete dhe i fundit, 2017-2021, 39 deputete.

Kuotat gjinore u vendosën për herë të parë në Shqipëri në ndryshimet në Kodin Zgjedhor të vitit 2008, të vlefshme për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Por, pas këtyre zgjedhjeve u konstatua se partitë politike arritën ta shmangin këtë detyrim ligjor, duke u justifikuar me sanksione minimale.

 

 

 

Të fundit