Flash News

KRYESORE

Rekordi Veliajt, katër foto për një pemë

Që Erion Veliaj shfaqet me tepri në ekrane, kjo është një gjë evidente prej dy vitesh. Kronikat e montuara në zyrën e shtypit të bashkisë shfaqen dendur në çdo televizion. Por duket se ky protagonizëm nuk i mjafon kryebashkiakut.

Krahas ekraneve Veliaj është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale duke shpërndarë postime të shpeshta. Por duket se rekordin e vendosur sot nga ‘i pari i Tiranës’, vështirë se mund ta thyej kush.

Për një pemë, që punonjësit e gjelbërimit në Tiranë kanë mbjellë tek trotuari përballë Kryesisë së Kuvendit, duke zëvendësuar pemën e vjetër, kryebashkiaku ka postuar katër foto në rrjetin social Facebook.

Të fundit