Flash News

KRYESORE

Rektorati i Tiranës: Procesi mësimor pezullohet deri më 6 dhjetor

Rektorati i Tiranës: Procesi mësimor pezullohet deri më 6 dhjetor

Nisur nga situata e vështirë në të cilën ndodhet Shqipëria, Rektorati i Universiteti të Tiranës përmes një urdhri ka vendosur pezullimin e procesit mësimor deri më datë 6 dhjetor.

Rektorit Mynyr Koni informon se vendimi është marrë për garantimin e sigurisë teknike të ambienteve ku zhvillohet mësim.

“Në vijim të Urdhrit nr.21, datë 26.11.2019, duke ndjekur me shumë shqetësim dhe me shumë vëmendje situatën aktuale, tepër të rënduar edhe nga ana psikologjike, deri në qetësimin e saj dhe garantimin e sigurisë teknike të ambienteve në të cilat zhvillohet procesi mësimor dhe më gjerë, në cilësinë e Rektorit të Universitetit të Tiranës, urdhëroj pezullimin e procesit mësimor deri në datën 6 Dhjetor 2019”, thuhet në vendimin e firmosur.

Shqiptarët vazhdojnë që të jenë të frikësuar pas tërmetit të 26 nëntorit, ku kanë humbur jetën 49 persona dhe janë plagosur mbi 900 të tjerë.

Të fundit