Flash News

KRYESORE

Rektori i “Mjekësisë” mesazh optimist: Jemi në fund të periudhës së vështirë

Rektori i “Mjekësisë” mesazh optimist: Jemi në fund

Arben Gjata, rektor i Universitetit të Mjekësisë, ka folur në lidhje me pandeminë COVID-19.

Përmes një video mesazhi në Facebook, ai u bën thirrje qytetarëve të vijojnë të zbatojnë masat e distancimit social dhe higjienës personale.

Sipas tij, jemi në fund të periudhës shumë të vështirë të pandemisë.

Mesazhi i plotë

“Jemi në fundin e periudhës shumë të vështirë që kaluam të gjithë së bashku të kësaj epidemie shumë të rëndësishme. Janë duke u marrë masa të hapjes së ekonomisë, jetës sociale, të mënyrës si punojmë, si jetojmë. Jemi drejt një finishi, ku të gjithë kemi dhënë kontribut. Falënderimi i parë është për mjekët në vijën e parë, por pa ju, pa bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj, do të ishte e pamundur t’ia dilnim kësaj situate.

Do të kërkoja nga ju që të vazhdojmë të jemi të ndërgjegjshëm, që janë vetëm masat e distancimit fizik, ruajtja e distancës, e higjienës personale, që janë të domosdoshme t’i vazhdojmë edhe në këtë periudhë hapjeje, në mënyrë që të mos kemi kthim pas.

Është mënyra e vetme dhe e domosdoshme, që ne të përshtatemi me realitetin e ri, me mënyrat e reja të jetesës, deri në fund të epidemisë, dhe kur të kemi masa të sigurta që të luftojmë siç duhet këtë virus. Ju bëj thirrje të gjithëve të na e lehtësoni punën në të ardhmen, siç keni bërë deri tani, duke respektuar rregullat e distancimit dhe higjienës.”

Të fundit