Flash News

KRYESORE

Relacioni për lojërat e fatit, a preket ‘bingo televizive’ nga ligji i ri?

Relacioni për lojërat e fatit, a preket ‘bingo televizive’

Projektligji i qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve sportive është futur zyrtarisht në procedurat parlamentare.

Gazeta ‘panorama’ zbardh relacionin e projektligjit, ku detajohen ndryshimet ligjore.

Sipas këtij relacioni, përcaktohet se qëllimi është ndërprerja e ushtrimit të aktivitetit të basteve sportive dhe përmbushjen e afatit të përcaktuar në këtë projektligj deri në datën 31 dhjetor 2018.

Në pikën 2 të nenit 1 të këtij projektligji bëhen këto ndryshime: Fjalët ‘baste sportive’ dhe ‘baste për garat në pistë’ hiqen dhe zëvendësohen me fjalën ‘kategori’.

Ky propozim bëhet me qëllim që aktiviteti i lojërave të fatit për kategorinë ‘bingo televizive’ të mos preket.

Të fundit