Flash News

KRYESORE

Renato Mekolli tregon detajet e emisionit të ri: Do bërtas më shumë se te “Master Chef”

Pak ditë më parë u bë i ditur lajmi se shefi i kuzhinës, Renato Mekolli , do të jetë sërish pjesë e televizionit ‘Top Channel’, këtë herë me një emision të ri.

Shef Renato do të vijë në një ‘Reality Show’ gatimi, detajet e të cilit i ka zbuluar ditën e sotme nëpërmjet opsionit “ask questions” në Instagram.

Nga pyetjet e bëra nga ndjekësit e tij, ai ka zbuluar se programi “Hell’s Kitchen” do të nisë në tetor dhe do përfundojë në janar dhe do transmetohet çdo të premte në orën 21:00.

Ndërkohë një tjetër ndjekës e ka pyetur nëse do të bërtasë njësoj si tek “Master Chef” dhe Renato i është përgjigjur me humor duke i thënë “Edhe më keq”.

Në emisionin e ri, shef Renato do të ketë rolin e shefit të kuzhinës, por do të jetë njëkohësisht edhe moderator.

Të fundit