Flash News

KRYESORE

Renaton "e detyrojnë" të ndryshojë pamje për sezonin e ri të "Hell`s Kitchen"

Renaton "e detyrojnë" të ndryshojë pamje për
Kanë vazhduar përgatitjet për sezonin e dytë të "Hell`s Kitchen", i cili do të vijë sërish nën drejtimin e shefit të njohur, Renato Mekollit. Ne tetor pritet të nisë sezoni i dytë dhe është premtuar shumë spektakël. Sipas asaj që diskutohet nëpër media por edhe vetë Renato e ka pranuar, ai do të jetë më i ashpër në këtë edicion të dytë të "Hell`s Kitchen". Por mesa duket me gjithë ndryshimet e tjera, shef Renatos i është dashur të bëjë dhe një ndryshim në pamje. Ai ka prerë shumë shkurt flokët, duke ndryshuar kështu modelin e flokëve. “Epo të vijë autorja e re dhe të më detyrojë mua për të prerë flokët për sezonin e ri të “Hell’s Kitchen 2”, ky është kulmi,kam shumë nerva tani.”- shkruan Renato krahas fotos ku shfaqet me look-un e ri. Por, fansave u pëlqen look-u i ri, ndaj poshtë postimit të tij ka shumë komplimente për Renaton.

Të fundit