Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Vaksinimi është një nga mundësitë më të mira që kanë prindërit për të mbrojtur foshnjat, fëmijët dhe adoleshentët nga sëmundjet potencialisht të dëmshme.
Sëmundjet e parandalueshme nga vaksina mund të jenë shumë serioze, mund të kërkojnë shtrim në spital ose të jenë vdekjeprurëse, veçanërisht në foshnjat dhe fëmijët e vegjël.
Fëmija ekspozohet ndaj mijëra mikrobeve çdo ditë në mjedisin e tij. Kjo ndodh nëpërmjet ushqimit, ajrit, apo sendeve që vendos në gojë.
Sistemi imunitar i foshnjave mund të luftojë shumë mikrobe, por ka disa sëmundje vdekjeprurëse të cilat nuk mund t’i përballojë. Kjo është arsyeja përse ata kanë nevojë për vaksina që forcojnë sistemin imunitar.
Vaksinat përmbajnë sasi shumë të vogla të antigjeneve, dhe ndihmojnë sistemin imunitar të fëmijës të njohë dhe të luftojë sëmundjet serioze. Antigjenet janë pjesë e mikrobeve që vetëm nxisin sistemin imunitar për t’u aktivizuar.
Falë përparimeve shkencore, vaksinat e sotme mund të mbrojnë fëmijët nga më shumë sëmundje duke përdorur më pak antigjene. Vaksinat përmbajnë vetëm një pjesë të vogël të antigjeneve, kundrejt atyre me të cilat foshnjat ndeshen çdo ditë në mjedisin e tyre.
Në përgjithësi, asnjë agjent farmaceutik, duke përfshirë edhe vaksinat, nuk mund të konsiderohet 100% i sigurt. Megjithatë, të gjitha vaksinat që përmban kalendari i vaksinimit dhe që ofrohen nga Programi Kombëtar i Vaksinimit, janë vaksina të parakualifikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe kanë kaluar një sërë testesh laboratorike dhe sigurie.