‘Rendi dhe siguria në nivele alarmante!’ ish-deputeti: Jetojmë në Venezuelën e Manduros apo në Tiranë?

Rendi dhe Siguria në nivele alarmante!, ish-deputeti: Jetojmë në Venezuelën e Manduros apo në Tiranë?Pas atentatit në Kurbin ku vdiqën dy persona dhe shpërthimit të një sasie eksplozivi në Tiranë, ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi.

Përmes një shënimi në Facebook ai sjell një varg ngjarjesh që kanë tronditur vendin.
Ish deputeti thotë se Tirana i ngjan Venezuelës pasi krimi është kthyer vrullshëm e ngjarjet e rënda shtohen dita ditës.
Reagimi
Rendi dhe Siguria në nivele alarmante!
Vrasje, plagosje, përdhunim, krim, trafikim lëndësh narkotike, tritol, pasiguri në Shqipëri!
Vetëm brenda 24 orëve shikojmë që portalet dhe televizionet pushtohen nga kronikat e zeza.
Pyetja shtrohet ku jetojmë?
Në Venezuelën e Manduros?
Në Shqipërinë:
E shkatërrimit,
Të vrasjeve,
Të plagosjeve,
Të përdhunimit,
Të trafikimit lëndëve narkotike ,
Të tritolit?
Të pasigurisë?
Ne Caracas Venezuelë?
Apo në Tiranë e gjetkë?
Rikthehen vrasjet, krimet, përdhunimet, grabitjet, aksidentet, etj. Pas një periudhe gati dy mujore me siguri fiktive në vend, pa krime dhe vrasje për shkak të mbylljes së vendit nga COVID 2019, rikthehet pasiguria.
Televizionet janë të mbushur me kronikë të zezë, pasiguria është kthyer në normë, vrasje dhe aksidente që ndodhin çdo ditë.
Është e trishtë kur shikon se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur kaq shumë ngjarje:
Ekzekutohet një person para një hoteli në Kurbin! Plagosen dy tjerë.
Një djalë 28-vjeçar plagoset me armë zjarri në këmbë në Shijak, mister rrethanat.
Në Elbasan një fugon mallrash del nga rruga përfundon në përrua, plagoset drejtuesi.
Shpërthim tritoli pranë një hoteli të një personazhi të lidhur me botën e krimit në Tiranë.
Në Lezhë, një automjet përplas për vdekje një person që po udhëtonte me motoçikletë.
Një 65-vjeçar abuzoi seksualisht me dhunë një të mitur 15-vjeçare.
Më tepër se kurrë është koha të jemi të bashkuar dhe t’i themi stop drejtimit të kësaj qeverie të përlyer me krim e korrupsion, kësaj qeverie që ka mbushur sytë e shqiptarëve me zhgënjim e dëshpërim.
Kjo nuk është Shqipëria që duam!