Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Vladimir Gligorov /Novi Magazin
Zoti Putin deklaroi se „liberalizmi tashmë është tejkaluar“. Çfarë do të thotë kjo?
Fakti që liberalizmi kuptohet në mënyra të ndryshme shihet edhe nga komenti i Zotit Tramp, i cili si shembull të liberalizmit të padëshirueshëm mori liberalët kalifornianë. Dhe jo, përshembull, liberalët në partinë e tij Konservatore. Putini kishte parasysh rendin botëror liberal, në të cilin nuk ka rend, në ndryshim nga rendi i pas Luftës së Ftohtë. Shqyrtojmë këto dy të ashtuquajtura mangësi të liberalizmit. Duke mos e marrë këtë fjalë seriozisht sepse edhe kritikët e Putinit nuk u përpoqën të thonë se çfarë mendon ai saktësisht.
Mbi të gjitha Zoti Putin nuk është mbështetës i multikulturalizmit. Kjo është shumë interesante po të kemi parasysh multikulturalizmin e Rusisë. Për më tepër, nëse nuk më tradhton kujtesa, Kushtetuta ruse e vitit 1993 fillon me frazën: „Në populli multietnik i Federatës ruse“ në mënyrë që më tej të pohojë angazhimin për „liritë dhe të drejtat e njeriut“, në të cilat gjithsesi bëjnë pjesë ato liri që janë të bazuara në dallimet kulturore të „popullit multientik“.
Natyrisht, dallimet etnike mund të bazohen në kritere të ndryshme, por ai kulturor është përherë i pranishëm. Kësisoj, sipas Kushtetutës, Rusia është shtet multikulturor dhe merr detyrimin me Kushtetutë që të respketojë të drejtat që rrjedhin prej saj. Në të vërtetë vazhdimi i preambulës kryesisht vë interesin kombëtar mbi të drejtat, e kësisoj deklaratat antiliberale të Putinit ndoshta duhen kuptuar edhe se karakteri multietnik i Rusisë dhe të drejtat që rrjedhin prej këtij koncepti, duhen konsideruar të vjetëruara dhe të parëndësishme. Gjë që është në vetvete interesante, por kjo është temë mbi zhvillimin e politikës ruse, e në këtë kuptim temë për një rast tjetër.
Zoti Putin ka parasysh lëvizjet anti-liberale europianë, të cilat nuk ka dyshim se po forcohen. Nuk është puna se janë shumicë, por edhe nuk mund të thuhet se popujt europianë i kanë flakur tej. Kjo shihet në mënyrë të veçantë në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Europian. Krahas kësaj, duhet qenë i kujdesshëm kur flitet për atë se Europa po flak tej multikulturalizmin. Sepse është ende e freskët kujtesa nga Lufta e Dytë Botërore në të cilën, mes tjerash, mostoleranca ndaj kulturave të tjera pati pasoja të tmerrshme. Më këtë është e lidhur edhe kritika ndaj emigrantëve.
Por në këtë rast po flasim për refugjatët, sepse emigrantët janë problem dhe zgjidhje e një lloji krejt tjetër. Vendet e zhvilluar nuk kanë sesi t’ja bëjnë dhe të të mos tërheqin emigrantë, dhe nëse merren në shqyrtim lëvizjet demografike në Europë, përfshirë edhe Rusinë, vështirë të përfytyrohet sesi mund të mbahet niveli i rritjes ekonomike pa një ardhje të emigrantëve. Cili sistem drejtimi të emigracionit është më i miri, kjo është temë për t'u diskutuar. Për shembull, ideja që të futet ndonjëfarë sistemi racionimi, sadoqë është tërheqëse, është tejet e keqe si për emigrantët ashtu edhe për vendet në të cilat ata vijnë. Le të mendojmë se, në një vend që ka një sistem të zhvilluar arsimor, në Britani për shembull, të pranohen vetëm emigrantë me arsimim të lartë, dhe të pengohet ardhja e atyre më pak të kualifikuarve, gjë e cila mund të shpjerë në atë që popullsia vendase t’i përkushtohet më shumë punëve më pak të kualifikuara. Kjo nuk mund të cilësohet politikë e mirë e emigracionit.
Por këtu fjala nuk është për emigrantët, por për refugjatët. Pas gjithë atyre tmerreve të luftës ne erdhëm deri te sistemi liberal ku nuk na përndjek askush, por gjithsesi kemi detyrime ndaj atyre që përndiqen. Që t’iu kundërvihemi përndjekësve dhe të pranojmë refugjatët. Këto detyrime janë morale, por gjithashtu janë bërë pjesë e konventave ndërkombëtare. Mund të diskutojmë vetëm mbi atë sesi të shpërndahet ngarkesa e refugjatëve që vinë në mënyrë masive, sipas vendeve dhe buxheteve, por ky detyrim nuk mund të kundërshtohet, sepse kjo do të ishte thjesht pohim se multikulturalizmi është i tejkaluar dhe i padëshirueshëm. Nuk është e pakuptueshme teza sesi dikush që mendon se perdja e hekurt dhe Muri i Berlinit sëpaku kanë pas vënë rregull dhe stabilitet, të mendojë se ngritja e mureve dhe mbyllja e kufijve është zgjidhja e duhur. Pa folur këtu për pasojat që prodhojnë ndërhyrjet joliberale dhe ushtarake të këtij apo atij lloji.
Nuk është gjithashtu e papritur se refugjatët dehumanizohen, njëlloj sikurse edhe u ngjishen motive konspirative atyre që janë për të drejta të barabarta. Ka rëndësi të vihet re se këto janë elementë pothuajse të paevitueshëm të anti-liberalizimit. Ndërkohë çfarë mund të thuhet për flakjen tej të rendit botëror liberal?
Në rastin e Zotit Tramp është fjala për flakjen të të multikulturalizimit të çdo lloji, dhe në mënyrë të veçantë të atij në tregtinë botërore. Por, kjo nuk është lëndë e kritikës së mësipërme të Putinit. Ekonomia ruse nuk është nga ato më të hapurat, por gjithsesi politika ekonomike nuk është e theksuar proteksioniste. Për shkaqe të kuptueshme- duhet shitur gjithë ato pasuri natyrore të këtij vendi me sipërfaqe të madhe.
Synimi është tjetër. Tërë ky sulm ndaj liberalizimit në të vërtetë i drejtohet vetëm një dëgjuesi të vetëm, zotit Tramp. Sikurse u pa, Putini pati mirëkuptimin e Trampit. Por kjo puna me refugjatët dhe multikulturalizmin është me rëndësi jo të madhe. Sugjeron se nevojitet një sistem në të cilin pyeten fuqitë e mëdha, e para të gjithave, Rusia dhe Amerika, sëpaku kur bëhet fjalë për Europën. Por kur kalohet në rang botëror atëherë këtu dalin Kina dhe disa liderë të tjerë joeuropianë. Ky do të ishte një sistem pa dyshim joliberal, por sugjerohet, se do të ishte stabël, dhe gjithsesi në përputhje me ambicjet vetjake për qëndrim të përjetshëm në pushtet.
Po të lihet mënjanë retorika, mesazhi është se praktikisht pengesa e vetme një bote të re shumë joliberale janë burokratët liberalë në Bruksel dhe ata liberalët e hutuar në Kaliforni dhe në Nju Jork.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza