Flash News

KRYESORE

Renditja e FIFA-s për kombëtaret, Shqipëria ngjitet dy vende më lart

FIFA ka publikuar sot renditjen e muajit prill për skuadrat kombëtare, ku Shqipëria është ngjitur dy vende më sipër, pavarësisht humbjes ndaj Norvegjisë.

Kjo ngjitje nuk vjen si pasojë e performancave të mira të Shqipërisë, por  nga zbritja “drastike” e kombëtareve të tjera, si Japonia, që ka zbritur me 5 vende, si dhe Bolivia, me 10 vende.

Në ndryshim nga muaji mars ku Shqipëria renditej në vendin 58, këtë muaj kuqezinjtë pozicionohen në vendin e 56-të.

Kujtojmë se kulmin e kulmeve në këtë renditje, Shqipëria e pati në muajin gusht 2015, vendin e 22-të në FIFA.

 

Të fundit