Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Renditja e FIFA-s, Shqipëria dhe Kosova mbeten në të njëjtin pozicion
Kombëtarja shqiptare nuk ka lëvizur nga pozicioni i saj në hierarkinë e futbollit global, pasi pushimet e verës dhe mungesa e sfidave pas Botërorit kanë ruajtur thuajse të njëjtin klasifikim.
Formacioni kuqezi, i drejtuar nga trajneri Christian Panuçi, mbetet në vendin e 58 në renditjen e hartuar së fundmi nga FIFA.
Shqipëria mbetet me diferencë fare të vogël nga Sllovenia dhe Koreja e Jugut, por gjithsesi mbi ekipet e Amerikës Latine, si Bolivia apo Ekuadori.
Në klasifikimin e parë pas përfundimit të Botërorit, edhe Kosova vazhdon të jetë në vendin e 141-të mes ekipeve si Hong Kongu apo Botsvana.
Turneu i kësaj vere u reflektua dukshëm në klasifikimin e FIFA-s, me Francën kampione të botës në vendin e parë, me 1.726 pikë. Kroacia arriti të shkojë deri në finalen e madhe të Moskës, por pavarësisht rrugëtimit mbresëlënës nuk është as në podiumin e përkohshëm.
Në vendin e dytë është Belgjika, ndërsa i treti është Brazili.