Flash News

KRYESORE

Renditja e FIFA-s, Shqipëria ngjitet me dy pozicione (Tabelat)

Pas rekordeve negative që Kombëtarja shqiptare e futbollit pati me trajnerin Christian Panuçi, ajo ka ardhur duke u përmirësuar që pas ardhjes së trajnerit të ri, Edi Reja.

Në renditjen e fundit të ekipeve kombëtare të bërë nga FIFA, skuadra kuq e zi ka njohur përmirësim duke fituar dy pozicione.

 

Me 1362 pikë, Shqipëria renditet në vendin e 64-ët duke fituar në këtë mënyrë 2 pozicione. Dy rivalët në grupin tonë, Islanda dhe Turqia renditen përkatësisht në vendin e 36 dhe të 37-të ndërsa Moldavia dhe Andorra renditen pas Shqipërisë.

Favoriti absolut në grupin H mbetet skuadra e Francës, edhe pse ‘gjelat’ kanë humbur një pozicion në tabelën e klasifikimit.

Kampionët e Botës renditen në vendin e 3-të me 1718 pikë, në vendin e dytë renditet Brazili ndërsa në krye vijon të qëndroj Belgjika.

Skuadra Kombëtare e Kosovës ka pasur rritje me një pozicion, duke u renditur në vendin e 120.

Të fundit