Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Renditja e "France Football" për trajnerët: Diego Simone më i paguari
Pagesat e futbollistëve dhe trajnerëve të ekipeve të mëdha kapin gjithmonë shifra marramendëse.
Nisur nga ky fakt, revista sportive franceze, “France Football”, ka përpiluar një klasifikim të 5 futbollistëve e teknikëve më të paguar në botë, duke u bazuar te pagat që ata marrin nga klubet, shpërblimet dhe të ardhurat e tjera.
Sipas kësaj liste, futbollisti më i paguar në botë është Lionel Messi, me 130 milionë euro, duke lënë në vendin e dytë Cristiano Ronaldon.
Portugezi i cili paguhet më shumë në krahasim me vitin e kaluar, përfiton 113 milionë euro, ndërkohë që podiumin e plotëson braziliani i Paris Saint-Germainit, Neymar, me 91.5 milionë euro, i ndjekur nga Antoine Griezmann dhe Gareth Bale.
Ndërkohë, sa u përket trajnerëve, ai që kryeson listën është Diego Simone i Atleticos së Madridit, me 41 milionë euro.
Pas tij qëndron Jose Mourinho, tashmë i shkarkuar nga Manchester United, me 31 milionë euro, ndërsa në vendin e tretë është një tjetër teknik i shkarkuar, Thierry Henry, i cili qëndroi vetëm 3 muaj në stolin e Monacos, duke përfituar 25.5 milionë euro.
Pas francezit renditen Pep Guardiola i Manchester City dhe Ernesto Valverde i Barcelonës.