Flash News

KRYESORE

Renditja, këta janë futbollistët dhe trajnerët më të paguar

Renditja, këta janë futbollistët dhe trajnerët më

“France Football” ka publikuar listën e lojtarëve më të paguar në botë për sezonin 2017-2018. Ajo  e ka bazuar studimin te paga bruto e futbollistëve, shpërblimet dhe të ardhurat nga kontratat me kompanitë publicitare.

Sipas ‘France Football’ Messi përfiton 126 milionë euro ndërsa i dyti renditet Cristiano Ronaldon me 94 milionë euro për këtë sezon. Pas tyre, vjen braziliani Neymar, me 81.5 milionë euro dhe i katërtit Gareth Bale me 44 milionë euro i ndjekur nga Gerard Pique, me 29 milionë euro.

Sa i përket trajnerëve më i paguari është tekniku i Manchester United, Jose Mourinho, me 26 milionë euro, i ndjekur nga Marcelo Lippi, me 23 milionë dhe Diego Pablo Simeone i Atletico Madrid, me 22 milionë euro.

Zinedine Zidane i Realit të Madridit dhe Pep Guardiola i Manchester City, respektivisht 21 dhe 20 milionë euro të ardhura plotësojnë pesë vendet e para.

Të fundit