Flash News

KRYESORE

Renditja mujore e FIFA-s, Shqipëria sërish në rënie

Që pas përfundimit të Ligës së Kombeve, Kombëtarja Shqiptare nuk ka zhvilluar asnjë takim dhe ka rënë edhe më shumë në renditjen mujore të FIFA-s.

Shqipëria pozicionohet në vendin e 61-të  me 1372 pikë, duke humbur kështu edhe një  pozicion tjetër nga renditja e fundit.

Kjo rënie ka ndodhur si pasojë e suksesit të Katarit në Kupën e Azisë , ku Kombëtarja nga gadishulli arabik të fitojë 38 pozicione në renditjen e FIFA-s, një rezultat që ka pasur ndikim në shumë kombëtare të tjera, përfshirë edhe Shqipërinë.

Ndërkohë, Kosova vazhdon të rritet në klasifikimin e FIFA-s, duke fituar edhe një pozicion. Përfaqësuesja kosovare numëron 1113 pikë në vendin e 130-të.

Asnjë ndryshim për sa i përket kreut me Belgjikën që renditet në vendin e parë me 1727 pikë, e ndjekur nga Franca, Brazili dhe Kroacia. Si rrallë herë, e shkëputur shumë nga ekipet kryesuese, Gjermania pozicionohet në vendin e 16-të ndërsa Italia në vendin e 18-të.

Të fundit