Flash News

KRYESORE

Rëndohet bilanci i viktimave nga cunami, 429 të vdekur në Indonezi

Rëndohet bilanci i viktimave nga cunami, 429 të vdekur në

Bilanci i viktimave të cunamit në ishujt lindor indonezian është rritur, duke shkuar në 429 numri i të vdekurve nga kjo fatkeqësi. Agjencia e parandalimit të  fatkeqësive informoi se 16,000 njerëz janë zhvendosur nga zonat e rrezikut të lartë.

Zëdhënësi i Agjencisë për zbutjen e katastrofave,Sutopo Purëo Nugroho informoi të martën se 150 njerëz rezultojnë ende të zhdukur dhe më shumë se 1,400 njerëz të plagosur.

Të shtunën, aktiviteti vullkanik shkaktoi lëkundje toke nën det dhe dallgë gjigante vdekjeprurëse të cilat u përplasën mbi qytetet bregdetare në ishujt e Sumatrës dhe Javës.

Të fundit