Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti në Turqi, nxirren nga rrënojat dy trupa të pajetë

Numri i viktimave që shkaktoi tërmeti i fuqishëm në Turqi ditën e premte sa vjen e rritet.

Ekipet turke të urgjencës nxorën  trupat e dy viktimave të fundit nga rrënojat e një ndërtese të shembur. Kështu, umri i viktimave shkoi në 41.

Tërmeti me magnitudë 6.8 la të plagosur më shumë se 16000 persona të tjerë.

Së paku 45 vetë janë shpëtuar nga rrënojat, të gjallë, raportojnë mediat turke dhe ato ndërkombëtare.

Tërmeti goditi qytetin e Elazgi, i cili ndodhet 565 kilometra (350 milje) në lindje të Ankarasë. Ai u pasua nga mbi 950 goditje, 21 prej të cilave ishin me magnitudë mbi 4.