Flash News

KRYESORE

Rëndohet bilanci, shkon në 13 numri i viktimave nga tërmeti në Kinë

Rëndohet bilanci, shkon në 13 numri i viktimave nga tërmeti

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,5 ballë goditi provincën Sichuan, në jugperëndim të Kinës duke shënuar të paktën 13 të vdekur dhe 175 të plagosur, sipas një bilanci paraprak të raportuar deri më tani.

Lëkundja e tokës u regjistrua të martën rreth orës 21:20 (13:20 GMT) në një zonë të lartë malore, me vështirësi e përshkueshme ku ndodhet rezerva natyrore e Jiuzhaigou, një nga parqet natyrore më atraktive të vendit.

“Tërmeti kishte një magnitudë prej 6,5 ballë dhe epiqendra u shënua në një thellësi rreth 10 kilometra”, saktësoi Instituti Gjeologjik Amerikan (USGS).

Rajoni mbetet i kërcënuar nga lëkundjet e shpeshta të tokës, ku më i forti shënoi një magnitudë 4,8 ballë duke vështiruar evakuimin e të shpëtuarve, punën e forcave të shpëtimit dhe përcaktimin e saktë të një bilanci të saktë të katastrofës.

Të fundit