Flash News

KRYESORE

A ka një 'skemë' kundër Ervis Martinajt? "Nën hetim për bastet sportive para vrasjes në ish-Bllok"

A ka një 'skemë' kundër Ervis Martinajt? "Nën

Duket se pozita e Ervis Martinaj, një personazh mjaft i njohur për drejtësinë shqiptare, është rënduar me zbardhjen e provave të reja, jo në favor të tij.

Sipas ‘News 24’, Martinaj ishte në hetimin e Krimit Ekonomik para se të përfshihej në ngjarjen e 4 tetorit, ku në një lokal në ish-Bllok mbeti i plagosur dhe humbi jetën miku i tij, Fabian Gaxha, me armë zjarri.

Mësohet se Martianj ishte nën hetim që prej muajit gusht të këtij viti, për një sërë veprash penale nga Krimi Ekonomik si evazion fiskal, pastrim parash, transaksione të dyshimta dhe mosdeklarim të ardhurash, duke qenë se ai ishte pronar i disa pikave të basteve sportive në Tiranë.

Martinaj ishte nën hetim për shkak se nuk ka paguar detyrimet ndaj shtetit dhe dyshohet se ka pastruar shuma të mëdha me para.

Më herët, ai është dënuar edhe me burg e disa herë me gjobë për organizim të palejuar të lotarive në Tiranë.

Aktualisht ndodhet në masën e sigurisë ‘arrest me burg’ lidhur me vrasjen e ndodhur një muaj më parë në lokalin ‘Monopol’ në ish-Bllok.

Megjithatë, mbajtja e Martinajt në arrest me burg edhe pse ai mbeti i plagosur ne perplasjen me arme ne Bllok, le dyshime per mundesine e nje skeme kunder tij. Kujtojme se menjehere pas arrestimit te tij mazhoranca hodhi idene e 'shtetezimit' te lojrave te fatit.

 

Të fundit