Flash News

KRYESORE

Rëndohet pozita e ministrit Xhafaj: ‘ligji Antimafia’ e kap edhe atë si të vëllanë

Rëndohet pozita e ministrit Xhafaj: ‘ligji Antimafia’ e kap

Një kthesë tjetër shënojnë zhvillimet e asaj që tashmë mund të quhet ‘çështja Xhafaj’. Pas dokumenteve të reja të bëra publike nga Partia Demokratike, në ligjin e ri Antimafia është e qartë se në kushtet e përballjes me drejtësinë nuk është vetëm Agron Xhafaj, I dënuar në Itali për trafik droge, por edhe i vëllai, ministër i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj.

Ligji Antimafia kualifikon si subjekt të tij edhe Fatmir Xhafajn.  Neni 3 i ligjit të ri Antimafia, në pikën b të pikës 2 përcakton se: “Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe ndaj pasurive të personave të përmendur në pikën 1 të këtij neni, në pronësi ose të zotëruara në mënyrë indirekte nga:

a) personat e afërm (bashkëshorti, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit, motrat, bashkëjetuesi) të subjekteve të pikës 1 të këtij neni për të cilët prezumohet regjistrimi i rremë, përveçse kur provohet e kundërta;

b) personave fizikë ose juridikë, për të cilët ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë ose veprimtaritë e tyre zotërohen, pjesërisht ose plotësisht, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, a janë përdorur, kanë lehtësuar apo në një formë kanë ndikuar në kryerjen e veprimtarive të jashtëligjshme nga personat e parashikuar në pikën 1 të këtij neni.

c) Të dhënat e mjaftueshme që pasuritë ose veprimtaritë e personit fizik ose juridik zotërohen, pjesërisht ose plotësisht, në mënyrë indirekte, nga personat e përmendur në pikën 1 të këtij neni, nxirren:

i- nga marrëdhënia ndërmjet personit fizik dhe juridik me personat e parashikuar në pikën 1 të këtij neni;

ii- nga fakti që personi fizik ose juridik ka pasuri ose të ardhura që nuk përputhen dukshëm me nivelin e të ardhurave, fitimeve ose veprimtarive të ligjshme të deklaruara dhe as nuk përligjen prej tyre;

iii- nga rrethana të tjera të dobishme.

 

Të fundit