Flash News

KRYESORE

Rëndohet situata e COVID në Kosovë, shënohen 5 viktima dhe 168 raste të reja

Rëndohet situata e COVID në Kosovë, shënohen 5 viktima dhe

Është rënduar sërish bilanci i viktimave nga koronavirusi në Kosovë, teksa përgjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 5 persona. Po ashtu janë konfirmuar me COVID-19, 168 raste të reja, ndërsa janë shëruar 157 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 415 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 91 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Deçan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe 1 rast nga komuna e Skenderajt.

Të fundit